Energjia elektrike, Lapaj: Me skemën e re, kemi çmimin më të lartë në rajon

8 Shtator 2022 | 18:16

Avokati Adriatiak Lapaj, thotë Shqipëria do të ketë çmimin më të lartë të energjisë elektrike, me skemën e re të qeverisë për ndarjen e fashave, ku do të paguhet më shtrenjtë nëse harxhohet më shumë se 800 kilovat orë.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Lapaj u shpreh se qeveria ka pranuar që një familjeje shqiptare i duhet mesatarisht të harxhojë këtë sasi energjie elektrike.

Sipas tij, në vend ka dhjetëra e mijëra familje shqiptare që duhet të përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike sa i takon subenvionimit të energjisë elektrike.

“Ajo që unë di të them saktësisht është që çmimet sot me fqinjët tanë, janë më të larta te ne, me skemën e re janë më të larta. Ky është një vetëinkriminim i qeverisë shqiptare që ka bërë sot pa dashje. Në Republikën e Shqipërisë, janë me dhjetëra e mijëra familje të cilat janë me ndihmë ekonomike, janë invalidë, janë pensionistë që kanë të ardhura tejet të ulëta, të cilët duhet të ishin në skemën e ndihmës ekonomike sa i takon subenvionimit të energjisë elektrike”, theksoi ai.

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.

Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.

Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026