Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e re e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH).
Vasili fitoi garën me 7 vota pro në votimin e dytë i cili u zhvillua këtë të premte duke siguruar një mandat pesëvjeçar për drejtimin e këtij institucioni.
Në garë për këtë post ishin 13 kandidatë:
Gëzim Nazif Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj, Enrik Mehmeti.
Në votimin e parë që u zhvillua të enjten asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme ndërsa të premten garuan tre kandidatët më të votuar në votimin e parë; Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
Zgjedhja e Eni Vasilit në krye të RTSH vjen pasi më 17 mars Kuvendi miratoi edhe bordin e ri të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Ndërkohë që Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç u zgjodh kryetar i Këshillit Drejtues ndërsa anëtarët e rinj të bordit janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve