EKSKLUZIVE | Enkelejda Hoxha: Nuk do u ndryshoja asgjë vendimeve të mia
“Po t’u kthehesha çështjeve të mia në gjykatë, do të merrja të njëjtat vendime”.
Ështe kjo deklarata e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha gjatë një interviste për emisionin Sot në Euronews Albania.
Hoxha thotë se vendimet i ka marrë me gjykimet dhe bindjet e saj, në raport me zbatimin e ligjit.
“Janë vendime, gjykime të cilat janë gjykuar mbi bindjen time të brendshme dhe mbi një bindje profesionale gjithmonë në zbatim të ligjit. Janë çështje, të cilat janë trajtuar, janë shqyrtuar drejtë dhe edhe nëse i kthehem prapë këtyre vendimmarrjeve patjetër do të merrja të njëjtat vendime”, u shpreh ajo.
Hoxha beson se nga ana e saj nuk ka çaluar diçka në vendimmarrjet e saj, pavarësisht natyrës së punës.
“Nuk besoj se nga ana ime ka çaluar diçka në vendimmarrjet e mia, absolutisht jo, për shkak të punës që bëja, për shkak të ngarkesës, për shkak të një produktiviteti në punën time, e cila ishte maksimale ne shkallën e lartë në çdo analizë vjetore e bënte kjo gjykatë”, tha ajo.
Hoxha u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale, dhe aktualisht është në paraburgim.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori