Enrico Cardile la Ferrari’n për Aston Martin
Aston Martin njoftoi se Enrico Cardile do ti bashkohet skuadrës në rolin e CTO – Drejtorit Teknik në vitin 2025, një ditë pasi italiani la detyrën si Drejtori Teknik për Shasinë dhe Aerodinamikën te Ferrari.
Të hënën u zyrtarizua largimi me efekt të menjëhershëm i Cardile’s nga Scuderia pas dy dekadave që punoi për kompaninë. Anglezët e Aston Martin nuk humbën kohë dhe krijuan një vend për të në bordin drejtues

Presidenti Lawrence Stroll e mirëpriti mbërritjen e Cardile’s te “Aston Martin Aramco” si një lëvizje të rëndësishme për përforcimet e nevojshme në pritje të vitit 2026. Ky është afrimi i dytë për Aston Martin pas ish drejtuesit të “Mercedes Power Unit”, Andy Cowell që do të zëvendësojë Martin Whitmarsh si CEO nga muaji Tetor i këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge