Enver Robelli: Një pjesë e Gjykatës Kushtetuese, “shërbëtorë” të Thaçit

27 Prill 2020 | 18:54

Enver Robelli, redaktor i të përditshme zvicerane “Tages Anzeiger”, thotë se Presidenti Hashim Thaçi është i interesuar drejtpërdrejtë që të ketë një marrëveshje për amnistimin e krimeve të luftës mes Serbisë dhe Kosovë, pasi është duke u hetuar nga Gjykata Speciale për një fakt të tillë.

Duke e cilësuar si politikan jo serioz dhe të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës, z. Robelli tha se nuk mund ta komentonte deklaratën e bërë nga Thaçi se nuk do të ketë amnisti për krimet e serbëve gjatë luftës. Ndërsa për kryeministrin në detyrës, Albin Kurti ai tha se me veprimet e fundit nuk ka treguar pjekuri politike, duke iu referuar shkarkimit të këshilltarit politik, Shkëlzen Gashi.

“Z. Kurti po tregon mungesë të pjekurisë politike për të menaxhuar ekipin e tij dhe këtu nuk është faji i z. Gashi dhe nga ana tjetër nuk ka treguar as ndonjë shkathtësi për të krijuar një ekip që do ta pengonte, apo do ta frenonte për të mos bërë gabime edhe në paraqitjet publike. Por, në këtë drejtim po më duket se edhe z. Kurti ballafaqohet me shumë probleme të mëdha dhe do të jetë ndoshta problem i madh i tij dhe në të ardhmen”, u shpreh analisti nga Kosova.

Duke folur për zhvillimet e fundit, sa i takon përpjekjeve për të formuar një qeveri të re, z. Robelli deklaroi se, nuk shpreson tek një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese nëse kjo çështje përfundon në gjykatë. Ai tha se kjo gjykatë përbëhet nga 8 anëtarë dhe shumica janë të lidhur me interesa politike dhe një pjesë e tyre janë “shërbëtore” të Presidentit.

“Një pjesë e gjykatësve janë shërbëtorë të devotshëm të z. Thaçi dhe nuk pres ndonjë zhvillim të papritur nga Gjykata Kushtuese. Mbetet të shihet, nuk mund të bëj ndonjë parashikim,. Fakti që është shtyrë votimi i qeverisë duket se ka probleme nga ana procedurale. Kjo mbetet për t’u parë, por në çdo variant është një veprim që le një shije shumë të hidhur për zhvillimet politike në Kosovë”, tha z. Robelli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021