Era e fortë, trageti nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, pezullohet lundrimi për..
Këtë të hënë Vlora është përfshirë nga era e fortë dhe reshjet e shiut. Bëhet me dije se shpejtësia e erës arrin deri në 20m /s dhe ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të pezullojë lundrimin detar për anijet e tonazhit të lehtë, por dhe peshkarexhat ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftohet se për shkak të erës së fortë, një traget ka dalë në rad, në det të hapur, pasi nuk po ankorohej dot në portin detar.

Nga ana tjetër Bashkia e Vlorës apelon për kujdes për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin ku situata mund të jetë problematike në qytetin e Vlorës dhe i bëhet thirrje qytetarëve që të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë e që disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Ortodokse, në Skelë dhe te shkolla “Halim Xhelo”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reshje shiu dhe temperatura të ulëta| Parashikimi i motit për javën
- Si do jetë moti për Krishtlindje? Hakil Osmani bën parashikimin
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion