Erdogan i zhgenjyer nga Trump, pse nuk u zgjodh Turqia për negociatore me Rusinë?
Gazetari Sokol Braji, i ftuar në një lidhje online në emisionin Balkan Talks me moderator Franko Egro në Euronews Albania, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai foli për një zhgënjim që vjen nga pala turke, konkretisht presidenti Erdogan, i cili sipas tij ka pritur një rol më të rëndësishëm në këto negociata.
“Në fakt ka qenë një triumf i madh përpara se të shkonte Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha mediat turke dhe Ministria e Punëve të Jashtme thoshin që tashmë është takimi i tretë kokë më kokë Zelensky-Trump, pas takimit në Alaska me Putin, ku mendohej se Trump do të përfundonte dhe luftën mes tyre. Pas prononcimeve zyrtare të takimit, por mediat turke dhe ata pranë Erdogan kanë shprehur keqardhje që ky takim nuk dha asnjë frut. Pika kryesore që i përket Ankarasë, është që Erdogan ka mbetur i zhgënjyer që pas Alaskës nuk është zgjedhur për t’u bërë një takim për mbarimin e luftës.” – tha gazetari Braji.
Sipas tij, zhgënjimi i Ankarasë lidhet me mosaktivizimin e rolit të Turqisë si një ndërmjetës kyç në proceset diplomatike për paqen, në një kohë kur vendi ka tentuar vazhdimisht të ndërtojë ura mes Kievit dhe Moskës.
Braji theksoi gjithashtu se pavarësisht rolit aktiv që Turqia ka pasur më herët në negociatat e paqes dhe marrëveshjet për eksportin e grurit, duket se aktorët kryesorë ndërkombëtarë po anashkalojnë tashmë Ankaranë në tryezat më të rëndësishme të vendimmarrjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht