Erdogan në Beograd: Turqia e gatshme të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në dialog

7 Shtator 2022 | 14:33

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh i kënaqur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet dhe shpreson për arritjen e një marrëveshjeje për targat e automjeteve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Beogradi me presidentin Aleksandër Vuçiç, Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë në dialogun midis dy vendeve, shruan Euronews Serbia.

“Edhe një herë, ne kemi konfirmuar se sa shumë besojmë në paqen në Ballkan. Ne gjithmonë kemi mbështetur zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Kur na kërkohet ndihmë, ne i ofrojmë të gjitha mjetet në dispozicion”, theksoi Erdogan.

Disa ditë më parë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Mbi 6,500 persona u mblodhën në agim në Bosnje dhe Hercegovinë për të nisur Marshimin e Paqes, një aktivitet përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit të...
11:56 | 09/07/2026