Erdogan në mesazhin e Vitit të Ri: Do punojmë që masakrat të ndalen
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke uruar qytetarët për vitin 2025, tha se vitin e ardhshëm Turqia do të vazhdojë angazhimin e saj për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Siri.
Ai u shpreh se do të avokojë për përfundimin e masakrave që po vazhdojnë prej 15 muajsh në Gaza dhe vende të tjera palestineze, dhe se një nga prioritetet e saj do të jetë vendosja e një paqeje të drejtë midis Federatës Ruse dhe Ukrainës.
“Sot i themi lamtumirë 2024-ës dhe mirëpresim 2025-ën me shpresa, pritshmëri dhe ëndrra të reja. Fillimisht i lutem Zotit që viti i ri Gregorian të jetë i dobishëm për vendin tonë, popullin tonë, zemrën tonë dhe mbarë njerëzimin”,-tha presidenti turk.
Në mesazhin e tij të Vitit të Ri, Erdogan premtoi të mbështesë paqen në Siri dhe Palestinë dhe shtoi se Turqia shpreson se “një epokë e re do të fillojë në vitin 2025” edhe në veri të vendit të tij.
“Ne do të ofrojmë të gjitha llojet e mbështetjes në mënyrë që epoka e re në Siri të hapë derën për paqen e qëndrueshme, mirëqenien, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik,” tha Erdogan në një video-mesazh për Vitin e Ri.
Erdogan trajtoi gjithashtu krizën afatgjatë në Gaza dhe Palestinë, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe vendosjen e paqes.
“Në periudhën e ardhshme do të ndërmarrim hapa vendimtarë për të realizuar vizionin tonë për Turqinë dhe rajonin pa terrorizëm”, theksoi ai.
“Prioriteti ynë mbetet që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, fqinjëve tanë nga Deti i Zi, të përfundojë me një paqe të drejtë”, përfundoi Erdogan
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut