Erdogan: Ukraina e meriton të bëhet anëtare e NATO-s
Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që Rusia tha se po i vëzhgonte nga afër.
Zelensky e kaloi këtë javë duke vizituar vendet e NATO-s, duke kërkuar mbështetje përpara një samiti të NATO-s në Lituani që fillon të martën.
“Pa dyshim, Ukraina e meriton të jetë në NATO”, tha Erdogan.
Zelensky tha se ishte “i lumtur kur dëgjoi” se Turqia mbështet ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp, raporton CNN.
Të premten, Zelenskiy, tha se bisedimet e tij me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbulojnë samitin e NATO-s, garancitë e sigurisë dhe një marrëveshje të eksportit të grurit ukrainas me Rusinë që Turqia ndërmjetësoi vitin e kaluar.
Zelenskiy njoftoi temat që do të diskutohen në bisedime teksa mbërriti në Stamboll më 7 korrik në pjesën e fundit të turneut të tij.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret