Erdogan zbulon planin nga Tirana: Do mbështesim Shqipërinë në shëndetësi dhe siguri

10 Tetor 2024 | 14:33

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mbajti një fjalim këtë të enjte në ambientet e Kryeministrisë pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve me kryeministrin Edi Rama në fushat e bujqësisë, arsimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Ai theksoi se konsultimet e sotme thelluan partneritetin në fusha të rëndësishme.

Presidenti Erdogan gjithashtu nënvizoi rëndësinë e diversifikimit të investimeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit në shëndetësi, përfshirë operimin e përbashkët të spitalit të Fierit, të ndërtuar në kohë rekord në vitin 2021.

Ai përmendi mbështetjen për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik në NATO.

“Ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta  në emrimn tim personal dhe kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror, Shqipërinë, me rastin e takimit të dytë të Këshillit të Bashkëpunimt të Lartë. Sç e dini ne festuam vjet 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike më Shqipërinë. Marrdhëniet tona miqësore, të forcuara nga historia dhe afërsia kulturore, në fakt shitrihen përtej një shekulli. Sot me konsultimet tona e thelluam partneritetin mbi këtë them historic dhe kulturor. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në Ankara vitin e kaluar. Ne konfirmuam vendosmërimnë për të avancuar bashkëpunimin në tre fusha, bujqësisë, arsmin e lartë dhe ,arrëdhënieve me publikun e komunikimin. Të nderuar anëtar të shtypit, ne i shohim fushat tona në fushën e tregtisë  dhe ineevstimeve që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjeket tona për të rritur vëllimin tregtar, gjatë takimeve tona ramë dakord të difersifikojmë invesytimet tona për të përfshirë sektorë inovatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Do vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me operimin e përbashkët për spitalin e Fierit, që e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021. Ne gjithashtu d të ofrojmë mbështetjen enevojshme për të mbështetur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik dhe aleatit tonë të NATO-s, në pajisjen me mjete ushtarake dhe trajnimeve ushatarake,” –tha Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026