“Erëra të fuqishme dhe ngrica”, meterologia: Javë tipike dimërore

5 Janar 2026 | 10:49

Meteorologia Lajda Porja për Euronews Albania dha parashikimin e motit, e cila tha se masa e ftohtë e ajrit është laguar, por moti do të mbetet i paqëndrueshëm.

Sipas saj, pjesa e parë e javës do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje për shkak se temperaturat janë të larta. Ajo theksoi se reshje dëbore do të ketë vetëm majat e maleve, ndërsa zonat e tjera do të kenë reshje shiu.

“Në pjesën e dytë të javës, duke nisur që nga mbrëmja e të enjtes dhe të premtes, përfshirë dhe fundjavën, do të kemi depërtim të një mase më të ftohtë e cila do të vij nga poli i veriut drejt Ballkanit, duke sjellë të enjten reshje dëbore. E premtja do të jetë dita më e ftohtë, ku termometri do të zbresë -6 -7 gradë Celsius. Të shtunën dhe të dielën do të rikthehen reshjet e borës. Pjesa e parë e javës do të jetë problematike, kryesisht në zonat veriore dhe perëndimore, ku do të raportohet përmbytje lokale në shumë zona, duke përfshirë Shkodrën, Pukën, Dibrën, Matin, Peshkopinë, Bulqizën, pra këto zona do të marrin reshje më të shumta. Ndërsa më i favorizuar do të jetë Jugu”, u shpreh ajo.

Porja tha gjithashtu se stuhitë e erës do të jenë problematike në ditët e para të javës.

“Era do të jetë shumë e fortë ditën e enjte, ku do të sjellë problem trafikun detar. Ndërsa fundjava do të ketë ngrica në të gjitha akset rrugore. Sa i përket rajonit, në Kosovë do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesën e dytë të javës do të ketë reshje dëbore dhe prezencë të ngricave. Dita e enjte dhe e premte do të sjellë temperatura disa gradë nën zero, -7 -8. Reshjet në Maqedoninë e Veriut janë shumë më të pakta, pra reshje kalimtare. Pjesa e parë e javës do të jetë e ngrohtë dhe e lagësht dhe pjesa e dytë, e ftohtë dhe me temperatura të ulta. Do të jetë javë me tipare tipike dimërore”, përfundoi Porja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026