Erion Veliaj paditi Sali Berishën për shpifje, GJKKO shpall vendimin
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë vendimin për padinë për shpifje të ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka vendosur që të pushojë çështjen.pasi paditësi Erion Veliaj i cili paraqiti kërkesën për gjykimin e çështjes penale më datë 22.11.2023, nuk u paraqit në seancë.
Në deklaratën e gjykatës thuhet se shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
Kjo është hera e dytë që një situatë e tillë përsëritet, pasi kryebashkiaku ka depzituar dy herë kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj dhe në të dyja rastet nuk është paraqitur në gjykatë.
Njoftimi i GJKKO
- Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 22.11.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
- 2. Në datën 15.12.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Veliaj pa shkaqe të arsyeshme.
- Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387 të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 83, datë 15.12.2023, vendosi:
- Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 126, datë regjistrimi 22.11.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin