“Erjoni ka treguar që di të fitojë”, Xhafaj: Tirana ka një peshë të madhe votash

12 Shtator 2024 | 20:43

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj  ka thënë në Euronews Tonight se mes tre drejtuesve politik të qarkut të Tiranës, ka  koherencë dhe bashkëpunim, sa i takon “punës” për të fituar gjysmën e mandateve për këtë qark.

Sipas tij, është një qark i cili kërkon shumë organizim për shkak të peshës së votave, krahasuar me qarqe të tjera që nuk mund të kenë të njëjtën peshë më Tiranën.

Në fjalën e tij, Xhafaj u shpreh se synimi i mazhorancës është që të shtohen forcat e punës për Tiranën dhe fitorja e të paktën gjysmës së mandateve për këtë qark, pra minimalishjt 20 mandate.

“Ky është fokusi që i duhet dhënë një qarku kaq të madh. Duke parë q edhe brenda qarkut të Tiranës, ka edhe njësi që kanë shumë peshë me vota, më lejoni t’ju jap një shembull. Në votimet e 2021 njësia 5 apo njësia numër 2, kanë të njëjtën peshë si bashkitë ku jam unë, Rrogozhina dhe Kavaja së bashku, prandaj duhet kjo qasjë për synimin e Partisë Socialiste, që të fitojë bindshëm më shumë se gjysmën e mandateve të qarkut të Tiranës. Të tre janë kolegë prej vitesh, të tre anëtar kryesie, të tre kanë qenë ministra. Besoj do ketë bashkëpunim të ngushtë mes të treja palëve. Erjoni ka qenë drejtues politik katër vitet e fundit, ka treguar fitore, krahas zgjedhjeve të fundit ku humbi në Kavajë. Nga ana tjetër, Spiropali ka treguar në qarkun e Shkodrës, po edhe Manastirliu në njësinë e vet,”-tha deputeti socialist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026