Erl Murati: Presidenti i pafuqishëm të pengojë negociatat. PD në tryezë me Gjiknurin, e pabesueshme

19 Shkurt 2020 | 19:41

Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murati, në studion e Ilva Now në Euronews Albania thirrjen e sotme të presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars, e shikon si shkëmbim të roleve mes kreut të shtetit dhe opozitës duke qenë se kreu i demokratëve Lulzim Basha është shprehur publikisht për dialog dhe presidenti ka marrë rolin që dje e kishte opozita, të dalë në rrugë.

I pyetur nëse kjo lëvizje e presidentit lidhet me një përpjekje për të dëmtuar procesin e hapjes së negociatave në pranverë, Erl Murati u shpreh i bindur se tashmë ky vendim është marrë dhe është shumë vonë për presidentin i cili sipas tij nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë.

Teksa i rikujtoi nënkryetarit të PD, Edi Paloka uljen në tryezën për reformën zgjedhore me një njeri si Damian Gjikunuri të cilin PD vazhdimisht e ka konsideruar si hajdut votash, z. Murati tha se kjo e bën PD të pabesueshme në sytë e publikut.

“Me afrimin e marsit opozita bëri një lëvizje të çuditshme duke u ulur në tryezë me Damian Gjiknurin, të akuzuar nga PD për vjedhje votash. Mendoj se nëse është i vërtetë pretendimi i opozitës se Gjiknuri vjedh vota, sa besim duhet të kem unë si publik”, tha z. Murati.

Sipas Muartit, mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka thelluar edhe më tej krizën, e cila do të ishte më e menaxhueshme nëse ky institucioni i rëndësishëm që u shkri plotësisht pas vetingut, do të ishte ende në këmbë.

Për kryeredaktorin e GSH.al, përplasja e institucionit të presidentit me parlamentin dhe qeverinë nuk është diçka e re dhe ka ndodhur edhe në kohën kur opozita e sotme ishte në pushtet, kjo sipas tij edhe për shkak të mungesës së një ligji organik që rregullon punën e presidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021