Ervin Mata, mit apo trafikant i zakonshëm? Ferhati: Peshk i vogël në krahasim me…

30 Shtator 2025 | 22:27

Autoritetet braziliane kanë lëshuar një urdhër-arrest për shtetasin shqiptar Ervin Mata, 38 vjeç, i njohur si një biznesmen i profilit të lartë që jeton në Brazil.

Mata është një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi rezulton i përfshirë në ngjarjen e ndodhur te lokali “Monopol”, gjatë përplasjes me Ervis Martinajn ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se emri i Ervin Matës më tepër është mitizuar dhe fuqia e tij në trafikun e drogës nuk krahasohet me organizata të tjera kriminale që gjithashtu veprojnë në Amerikën Latine si Çopjat apo Çelët.

“Emri i Ervin Matës lidhet me një mit që është krijuar për të, mund ta përshkruaj si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës nga Amerika Latine në vendet evropiane, megjithatë nga rastet e fundit që ka zbuluar SkyEcc Ervin Mata duket një peshk shumë i vogël në raport me Çopjat apo me grupin kriminal të vëllezërve Çela. Ervis Çela kam informacion që qëndron në vende të tjera të Amerikës Latine. Emri i tij për herë të parë u bë i njohur në masakrën e ish-Bllokut në 2018 ku humbi jetën truproja i Ervis Martinaj me të cilin ka pasur një konflikt dhe u ekspozua nga një dosje e SPAK në 2023”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026