Escobar për Asocacionin: Pak përparim në Bruksel, duhet një propozim i pranueshëm
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i është përgjigjur ditën e djeshme pyetjeve të gazetarëve lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi dhe nëse Serbia e ka shkelur marrëveshjen e OHRIT duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, por edhe çëhtjeve të tjera si influenca ruse në rajon.
Escobar është shprehur i bindur se deri në fund të vitit do të ketë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ne nuk prisnim që ata të binin dakord për statutin dje, por donim që ata të paraqisnin vizionet e tyre. Dhe ne i morëm ato. Kështu që unë shpresoj dhe pres plotësisht që deri në fund të vitit, ne të arrijmë atje”, tha Escobar.
Escobar tha se puna për themelimin e Asociacionit që ka nisur “duhet të shtyjmë vazhdimisht përpara derisa të arrijmë një model”.
Escobar tha që pret të ketë një takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”.
“Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai.
Escobar tha se “pak përparim” u bë në Bruksel dhe shtoi se palët duhet të dalin me një propozim të pranueshëm për të dy vendet.
Ai shtoi se mendon se edhe Kosova e edhe Serbia janë serioze për këtë çështje “ashtu siç SHBA-ja është shumë serioze në lidhje me pritshmëritë se do të bëhet përparim në këtë çështje”.
Escobar tha se të dy propozimet e statutit – të Kurtit dhe të ekipit menaxhues, të paraqitura në Bruksel – ishin serioze, por “nuk më takon mua të vendos nëse është serioz, nuk është një proces i ndërmjetësuar nga Amerika, por proces i ndërmjetësuar nga Evropa”.
I pyetur nëse Serbia e shkeli marrëveshjen kur votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Escobar tha se nuk është i sigurt për këtë gjë.
“Nuk jam i sigurt nëse ishte shkelje. Kjo varet nga Bashkimi Evropian, që është garantues i marrëveshjes. Procesi i implementimit nuk ishte vendosur në atë kohë kur u bë votimi, nuk e di nëse Serbia ishte e detyruar të mos e bllokonte [votonte kundër]”, tha Escobar.
Ai tha se personalisht beson “se ka hapësirë” që Këshilli i Evropës “të shqyrtojë kushtet dhe statusin e pakicë serbe në Kosovë”.
“Këshilli i Evropës ka detyrimin të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve të demokracisë dhe lirive demokratike në tokën evropiane në ato vende që aplikojnë (për anëtarësim)”, tha Escobar.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta