“Është bërë pas fitores”| Prençi dhe Qafoku komentojnë videon e Gjicit: Skandal!
SPAK nisi këtë të premte një procedim penal ndaj kryebashkiakkut të Kukësit Safet Gjici, në lidhje me qarkullimin në rrjete sociale të një videoje erotike të bërë në zyrën e tij.
Të ftuar në Euronews Albania, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi dhe gazetari Roland Qafoku zbuluan detaje në lidhje me skandalin.
Preçi tha se video është bërë pas datës 14 maj. Ai shtoi se e ka parë përpara 6 ditësh videon, ku shihet kryebashkiaku në marrëdhënie intime me një vajzë në zyrën e tij.
“Me sa jam informuar kjo video është bërë pak ditë pas fitores. Pas fitores së manatit të dytë, ka festuar fitoren e mandatit të dytë. Përafërsisht i takon datës 17 dhe 18 maj, ose mund të jem dhe gabim. Por e sigurt është që video është bërë pas datës 14 maj, e kam parë përpara 5 ose 6 ditës”, tha Prençi.
Nga ana tjetër gazetari Roland Qafoku tha se pasi ekspertët të bëjnë verifikimin e videos dhe të provojnë se nuk kemi të bëjmë me një montazh, atëherë duhet të bëhet dhe shkarkimi i kryebashkiakut, pasi kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrë është shpërdorim detyre.
“Duhet parë nëse ishte autentike video. Por është normale që të shkarkohet apo pezullohet kryetariu i bashkisë, pas verifikimeve paraprake që do bëjnë ekspertët e këtyre videove. Pasi ata të vërtetojnë se nuk kemi të bëjmë me një montazh. Ajo që thotë zoti Prençi që është në zyrë kjo e shton skandalin dhe për më tepër brenda orarit zyrtar të punës. Janë të gjitha këto detaje që kanë bërë që SPAK të ketë nisur hetimet”, tha Prençi.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë