Është e pamundur që një port të ndërtohet për 3 vite, thotë inxhinieri

26 Nëntor 2022 | 21:33

Inxhinieri i porteve, Tomor Spahiu thotë se është e pamundur që për 3 vite të ndërtohet një port i ri për qytetin e Durrësit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Spahiu tregoi disa nga rastet ku ka punuar në portet e vendit dhe se projekte shumë më të vogla se sai i Durrësit, janë dashur dy, deri në katër vite për t’u përfunduar.

“Unë jam prej 45 vjetësh, inxhinier portesh, jam diplomuar, nuk kam diplomë bojaxhiu si mund të ketë ndonjë tjetër. Kam punuar vetëm në fushën e porteve. Fillimisht, si inxhinier, drejtues teknik në kalatën lindore, në ndërmarrjen e ndërtimit të porteve, që ka qenë e vetmja ndërmarrje e specializuar në atë sistem dhe më mbrapa kam punuar si shefi i investimeve të huaja dhe planifikuesi i investimeve të huaja në Portin e Durrësit, deri në vitin 2021 kur kam dalë në pension.

Nuk është e mundur. Për Portin e ri të peshkimit në Durrës, ku unë kam qenë edhe inxhinier i njësisë së zbatimit të projektit, është dashur katër vjet dhe ajo sipërfaqe është 13 hektarë. Ndërsa, kur kam qenë supervizor në ndërtimin e kalatës së kroçerave në Sarandë, që është me një gjatësi 180 metra, është dashur dy vjet. Në Portin e Shëngjinit, është bërë një kalatë 100 metra linear, kohëzgjatja e ndërtimit të saj deri në dorëzim, ka qenë dy vjet. Është e pamundur të bëhet”, theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026