‘Është vetëm fillimi’-Moldavia merr radarin e mbrojtjes ajrore nga kompania franceze

20 Dhjetor 2023 | 20:40

Moldavia ka marrë një radar të mbrojtjes ajrore nga një kompani franceze, kanë njoftuar zyrtarët në vend.

Sipas mediave të huaja, dorëzimi nga Thales shënon hapin e parë drejt zhvillimit të mbrojtjes ajrore pasi mbetjet e raketave nga lufta në Ukrainë u gjetën në territorin e saj.

Anatolie Nosatii, ministri i Mbrojtjes, tha se sistemi i mbikqyrjes do të jetë në gjendje të monitorojë hapësirën ajrore të të gjithë vendit që kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Dorin Recean, kryeministri, shtoi: “Ne nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa, nuk kemi avionë. Hapi tjetër është një sistem i mbrojtjes ajrore për infrastrukturën kritike, duke përfshirë aeroportin, termocentralet etj”.

“Ky është vetëm fillimi”, shtoi ai.

Autoritetet në Moldavi kanë raportuar se kanë gjetur mbetje raketash në pjesët veriore të vendit të paktën katër herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Moldavia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 dhe marrëdhëniet e saj me Moskën janë përkeqësuar që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.

Më herët sot, shefi i ushtrisë së Belgjikës paralajmëroi Moldavinë dhe shtetet baltike se mund të jenë objektivat e radhës të Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026