Mesazhi i makinave të policisë shqiptare që shoqërojnë eskortën e Blinken
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur këtë të enjte në aeroportin e Rinasit për të vijuar agjendën e planifikuar në Shqipëri.
Blinken u prit në aeroportin Nënë Tereza nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Më pas nën masa të rrepta sigurie ai u nis drejt Tiranës, ku në orën 13:30 do të zhvillojë një takim me punonjësit e ambasadës amerikane në Tiranë.
Eskorta sekreatrit Blinken u shoqërua dhe nga dy automjete luksoze të Policisë së Shtetit.
Euronews Albania mëson se automjetet tip Audi, janë të konfiskuara nga organet ligjzbatuese për shkak se janë produkt i veprimtarisë kriminale të personave që i posedonin.
Këto dy automjete më herët perdoreshin nga showgirl-et, Trejsi Sejdini dhe Kejvina Kthjella. Makinat u ishin dhuruar vajzave të ekranit nga ish të dashurit e tyre “problematikë”.
Mesazhi i dhënë me përdormin e këtyre dy automjeteve, duket se lidhet me konfiskimin e aseteve të krimit si pasojë e suksesit të reformës në drejtësi.
Blinken në axhendën e tij pritet të vizitojë dhe afganët që ndodhen në Shqipëri, si dhe do të ketë takime me kreun e qeverisë Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë