Estonia: Rusia po shton fuqinë ushtarake që të hyjë në Evropë

10 Shkurt 2026 | 17:46

Rusia nuk ka ndërmend të nisë një sulm ushtarak ndaj ndonjë shteti të NATO-s këtë vit ose vitin tjetër, por po nxiton për të rindërtuar forcat e saj ndërsa Evropa përshpejton riarmatimimin e saj, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme të Estonisë në raportin e tij vjetor të martën.

Anëtari i NATO-s, i cili kufizohet me Rusinë, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Moskës dhe një mbështetës i fortë i Ukrainës.

“Evropa duhet të investojë në mbrojtje dhe siguri të brendshme, në mënyrë që në të ardhmen Rusia të arrijë në përfundimin se nuk ka asnjë shans kundër vendeve të NATO-s”, u tha gazetarëve kreu i shërbimit, Kaupo Rosin.

Ne shohim që udhëheqja ruse është shumë e shqetësuar për riarmatim evropian, ata shohin se Evropa mund të jetë në gjendje të kryejë veprime të pavarura ushtarake kundër Rusisë brenda dy deri në tre vjetësh”, tha Rosin.

Prodhimi i municioneve po zgjerohet aq shpejt sa Rusia do të jetë në gjendje të grumbullojë furnizime për luftërat e ardhshme, ndërsa vazhdon të luftojë në Ukrainë, tha shërbimi i inteligjencës.

Çdo sulm rus ndaj Estonisë do të përfshinte dronë “në tokë, në ajër dhe në det, njëkohësisht në të gjithë territorin e Estonisë sipas tij.

Inteligjenca estoneze tha se Kremlini vazhdon ta konsiderojë SHBA-në si kundërshtarin e saj kryesor global, ndërsa pretendon se është i gatshëm të bashkëpunojë me qëllim heqjen e sanksioneve të SHBA-së.

“Ky ndryshim rrjedh nga ambicia e Kremlinit për të shfrytëzuar administratën e re amerikane për të rivendosur marrëdhëniet dypalëshe dhe për të ndjekur një zgjidhje që do të formalizonte humbjen e Ukrainës”, tha ai.

“Pavarësisht kësaj shkrirjeje iluzore, qëllimet e Rusisë mbeten të pandryshuara: ajo kërkon të margjinalizojë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n dhe të riformësojë arkitekturën e sigurisë së Evropës sipas vizionit të Moskës”, shtoi ai.

Thuhej se Kina sheh një aleat të dobishëm tek Rusia për të margjinalizuar Perëndimin dhe një burim energjie nëse një konflikt me Tajvanin çon në sanksione ose bllokadë detare.

Vendet ndajnë kërkime të teknologjisë ushtarake. “Çdo lëshim i bërë ndaj Rusisë, në fakt, do të nxiste edhe ambiciet globale të Kinës”, thuhet në raport.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026