Et’hemaj: Në Rinas do bëhet zgjatimi i pistës për fluturime transoqeanike
Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj tha se një ndër objektivat e institucionit që drejton, është zgjatimi i pistës në aeroportin “Nënë Tereza” për fluturimet transoqeanike.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh zgjatimi i pistës do të bëhet me faza dhe pritet që puna të fillojë verën e ardhshme.
“Objektivi është që në verën e ardhshme të kemi konsoliduar planin dhe të kemi filluar implementimin gradual të këtij projekti. Them gradual sepse pista do të jetë e hapur dhe zgjatimi do të bëhet me faza. Do të punohet në ato momente kur nuk ka njerëz dhe avionë”, tha ai.
Sipas tij, terminali i aeroportit të Tiranës do të shtohet 9000 m2 dhe do të jetë gati javën e dytë ose të tretë të qershorit.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili