“Ethet” e qeverisë së re, zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së

27 Gusht 2025 | 15:15

Më 11 shtator Edi Rama pritet ti japë fund dilemave për kabinetin e ri qeveritar. Burime të sigurta pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije për Euronews Albania se kjo është data se kur kreu i qeverisë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste do të publikojë skuadrën e tij të mandatit të katërt.

Në një kohë kur na ndajnë edhe dy javë nga kjo datë, kryeministri do të vijojë takimet në zyrën e tij në godinën e qeverisë.

Teksa të gjithë janë në pritje të emrave të përzgjedhur nga kreu i ekzekutivit, Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë një datë për seancën e parë të parlamentit të ri.

Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit ka mundësi që brenda një harku kohor 10 ditor të thërrasë mbledhjen e parë, atë të konstitumit të parlamentit.

10 shtatori është data e parë se kur Begaj mund të thërrasë parlamentin, ndërsa afati fundor është 20 shtatori.

Në mbledhjen e parë të parlamentit të ri zgjidhet një komision i përkohshëm për verifikimin e mandateve ku një e nga një ftohen deputetët të bëjnë betimin.

Më pas seanca vijon me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, ku kandidati për kryetar propozohet nga të paktën 15 deputetë dhe zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë me shumicën e votave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026