Euro 2024| Franca mposht Belgjikën me rezultatin 1-0, “gjelat” në çerekfinale

1 Korrik 2024 | 20:10

Franca ka arritur të triumfojë në ndeshjen e ditës së sotme ndaj Belgjikës më rezultatin 1-0.

Me këtë fitore Franca arrin të kualifikohet në çerekfinalen e Europianit. Ndeshja ka nisur e qetë me të dyja skuadrat që u kujdesën më shumë për mbrojtjen.

Më pas ishin “gjelat” të cilët nisën t’i afroheshin portës së kundërshtarit të mbrojtur nga Casteels. De Bruyne vendosi në provë Maignan, i cili u përgjigj mjaft mirë.

Të besuarit e Tedescos pretenduan penallti për një prekje me dorë në zonë, por pas një verifikimi me VAR, arbitri suedez Nyberg vijoi normalisht lojën.

Djemtë e Deschamps “flirtuan” me golin e epërsisë në të 33-tën, Thuram nuk u koordinua si duhet me kokë.

Në pjesën e dytë, goli i Kolo Muani në minutën e 86-të i dhuroi triumfin Francës, skuadër që vijon rrugëtimin në Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026