Euro vlen 101 lekë, Konfindustria: Forcimi jo i natyrshëm i lekut pasoja në ekonomi
Konfindustria shpreh shqetësimin për rënien e fortë të euros kundrejt lekut.
Ajo vlerëson se shkak për këtë rënie, është edhe vendimi i fundit i muajit nëntor 2023 i Bankës së Shqipërisë për rritjen me 0,25% i normës bazë të interesit për lekun dhe paralajmërimi për rritje të mëtejshme të pritshme.
Në javën e parë të muajit dhjetor 2023, euro është tregtuar në nivel poshtë 101 lekëve. Ky zhvlerësim, i është afruar me shpejtësi nivelit më të ulët historik prej 99-100 lek, të arritur në kulmin e sezonit turistik 2023.
Për Konfindustrinë, fluksi turistik në muajin nëntor është krejtësisht i parëndësishëm për të ndikuar në forcimin e lekut.
Forcimi jo i natyrshëm i lekut ka ndikuar drejtpërdrejt në eksportet shqiptare, të cilat kanë rënë me rreth 30% në vitin 2023 dhe sektorët e manifakturës kanë humbje, që shkojnë deri në 100 milionë euro/vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit