Shpenzimet për lodra fëmijësh, këtë vit erdhi mall me vlerë 13 milionë euro

8 Dhjetor 2023 | 16:10

Lodrat e fëmijëve që kanë ardhur këtë vit në Shqipëri kushtojnë 13 milionë euro. Ato janë importuar kryesisht nga Kina, Greqia e Italia.

Tregu i lodrave të fëmijëve, zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve shqiptare, të cilët në prag të festave të fundvitit shpenzojnë më shumë.

E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijvë, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë rreth 13 milionë euro.

Të dhënat e nxjerra nga Doganat, tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, janë importuar 1.7 tonë lodra, dhe sasia më e madhe e tyre blihet dhe shpërndahet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.

Por cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri? Peshën më të madhe e zë Kina, e cila ka sjell mall me vlerë 5 milionë euro. Pas saj vjen Greqia, me 2 milionë euro dhe Italia me 1.7 milionë euro.

Më tej tregu hapet edhe në 48 shtete të tjera që furnizojnë me lodra vendin tonë, ku peshë të konsiderueshmë zënë edhe nga importet nga Turqia, Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026