Euronews Albania në Calais të Francës, nga ku shqiptarët nisen drejt Britanisë

30 Gusht 2022 | 12:03

Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi raportoi këtë të martë nga Calais në Francë, vendi ku mijëra emigrantë nisen drejt Britanisë së Madhe.

Ai u shpreh se nuk ka pasur emigrantë që kanë kaluar të martën, por pohoi se ka komunikuar me dy trafikantë shqiptarë, të cilët sigurisht nuk janë prononcuar para kamerës.

Ata treguan se do të mbyllin punën tanimë prej kushteve të motit.

Media prestigjoze britanike, The Guardian ka publikuar së fundmi një artikull për emigrantët shqiptarë ilegalë, të cilët shkojnë me varka të vogla apo gomone në Britaninë e Madhe, një pjesë e të cilëve kërkojnë edhe azil.

Vëmendja e autoriteteve britanike është shtuar për shkak se 2,165 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe midis janarit dhe qershorit të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhën të një viti më parë, ky numër ishte 23.

“The Guardian” nënvizon se shqiptarët kryesojnë në drejtimin e bandave të drogës në këtë shtet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026