Euronews Albania siguron draftin e Amnistisë Penale, ja kush përfiton dhe kush jo
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Euronews Albania siguron draftin e ligjit për Amnistinë Penale, një nismë që synon të zbusë dënimet për një pjesë të të dënuarve dhe të lehtësojë integrimin e tyre në shoqëri. Sipas draftit, Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose ndjekja penale për veprat penale të kryera deri më 31 dhjetor 2025.
Ligji synon të përfshijë të gjithë personat që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe ato forma alternative të dënimit si gjoba ose shërbimi në komunitet. Për personat që ende kanë pjesë të dënimit për të vuajtur, drafti parashikon përjashtim nga vuajtja e burgut nëse u mbeten deri në tre vjet burrave dhe deri në katër vjet grave. Përveç kësaj, amnistia do të përfshijë të moshuarit, duke nisur nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që ishin të mitur kur kryen veprën penale.
Megjithatë, ligji përcakton qartë kufizimet për përfituesit. Nuk përfitojnë amnisti personat që i janë shmangur drejtësisë, si ata të arratisur ose të fshehur, dhe të dënuarit për krime të rënda, përfshirë krime kundër jetës dhe njerëzimit, krime seksuale, terrorizëm, vepra që cenojnë rendin kushtetues, autoritetin e shtetit, mjedisin, ekonominë dhe pasurinë, si dhe veprat penale që lidhen me zgjedhjet dhe demokracinë. Për më tepër, amnistia nuk do të prekë personat me burgim të përjetshëm dhe ata të cilët gjykohen ose janë në hetim nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Drafti gjithashtu parashikon një lehtësim të dënimit për ata që nuk përfitojnë amnisti të plotë. Për burrat, dënimi mund të ulet me një vit, ndërsa për gratë dhe të miturit kjo ulje shkon deri në një vit e gjysmë. Për çështjet penale që janë ende në hetim ose gjykim, ligji parashikon mundësinë që ndjekja penale të pezullohet, por gjithmonë duke respektuar kufizimet për krimet e rënda dhe shmangiet nga drejtësia.
Qëllimi i këtij ligji është të rrisë efiçencën e sistemit të drejtësisë, të ofrojë mundësi rehabilitimi dhe integrimi për të dënuarit, duke respektuar parimet e humanizmit dhe interesit publik, si dhe mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve. Drafti parashikon që ligji të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë