Euronews Albania siguron rezultatet e zgjedhjeve në 20 qendra votimi në Vorë
Euronews Albania ka siguruar rezultatet paraprake nga 20 qendra votimi në qytetin e Vorës, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1854 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka marrë 1139 vota.
Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati përfundimtar zyrtar nuk do të publikohet deri ditën e nesërme, pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike për shtyrjen e shpalljes së rezultatit.
KQZ pranoi kërkesën e demokratëve, vendim i cili u cilësua si arbitrar nga Partia Socialiste.
Ndërkohë, simpatizantët e PS-së në qytet kanë nisur festimet në mënyrë spontane, duke hedhur fishekzjarrë në ajër. Megjithëse zyrtarisht asgjë nuk është shpallur ende, ata deklaruan për Euroneës Albania se “nuk e dinin rezultatin, por ndjenin fitoren”.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar