Euronews në kufi më Gazan, ekipi shrihet përtokë nga rreziku. Vendi ku nisen raketat
Ekipi i Euronews Albania ndodhet vetëm disa kilometra afër kufirit verior të Izraelit me Rripin e Gazas.
Pas raportimeve në një kamp ushtarak në qytetin e Sderot, ku tanket e ushtrisë izraelite nisën zhvendosjen drejt Gazas, gazetari Thimi Samarxhiu me ndihmën e operatorit Olti Allemta është afruar akoma më shumë në “kufirin e hekurt”.
Gjatë zhvendosjes ekipi është ndeshur me një skenë të papritur, ku u është dashur të dalin nga makina dhe të ulen përtokë në afërsi të ushtarëve izraelit, si pasojë e alarmit të sulmeve të mundshme.
Më pas rruga vazhdoi drejt vendit ku ndodhi masakra e festivalit ‘Supernova’, në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, ku u vranë nga terroristët e Hamasit 260 të rinj.
Izraeli parlajmëroi banorët e Gazas këtë të premte të zhvendosen nga veriu në jug, pasi në orët në vijim pritet të nis dhe ofensiva ushtarake e këmbësorisë.
Janë 1.1 milionë banorë të cilët pritet të zhvendosen, teksa përballen me mungesën e energjisë elektrike, karburantit dhe sasi të kufizuara ushqimesh.
Banorët e Gazës janë fotografuar duke bërë paketimet dhe duke u përpjekur të lëvizin drejt zonave të sigurta.
Nga ana tjetër Hamasi u ka bërë thirrje popullatës civile që t’i injorojnë thirrjet e izraelit dhe të mos zhvendosen në jug.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë