Euronews siguron foton e makinës së atentatorëve, momenti para masakrës në Memaliaj
Euronews Albania ka arritur të sigurojë pamje të makinës e të cilën lëvizinin autorët e masakrës me tre viktima në Memaliaj. Makina është kapur nga kamerat e sigurisë gjatë lëvizjes pak para se të kryhej atentati.
Ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë tre persona ndërsa një tjetër u plagos rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës, rreth orës 23:00.
Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave.
I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Adriatik dhe Zamir Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.
Po ashtu, viktima kanë mbetur kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.
Dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona, të cilët kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Shyqyri Kalemit, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit.
Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin Gledian Muka që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti, Marsel Çela që mbeti i vdekur, ka qenë brenda në lokal.
Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut