Euronews zbardh emrat e të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit

26 Shtator 2025 | 12:15

Euronews Albania ka arritur të sigurojë emrat e personave të akuzuar nga SPAK në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale: Vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produktit të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, si dhe vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç, dhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dy të dyshuar për të njëjtat akuza.

Kujtojmë që SPAK ka zbardhur pas pesë vitesh vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në gusht të vitit 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Sipas burimeve, ngjarja është zbardhur përmes transkriptimeve të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar katër urdhër-arreste, ndërsa si porositës i dyshuar i vrasjes identifikohet Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen për hakmarrje, pas vrasjes së të vëllait, Agim Hoxha, në vitin 2012 në Angli.

Identifikimi i Klevis Lleshit u bë në shkurt 2023, pasi banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit gjetën mbetje kockore. Analiza e ADN-së nga Instituti i Policisë Shkencore konfirmoi identitetin e viktimës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa...
20:47 | 27/06/2026

Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)

Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej...
20:04 | 27/06/2026

LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
20:01 | 27/06/2026