Europa përgatitet për ‘D-Day’, ceremoni për 80-vjetorin e zbarkimit të aleatëve
Evropa po përgatitet për të shënuar 80 vjetorin e asaj që njihet si ‘Dita D’, ose dita kur aleatët zbarkuan në Normandi.
Të martën, dy varka të marinës franceze zbarkuan në plazhin Omaha, duke simuluar reagimin ndaj një sulmi.
Me ta u bashkua një kolonë motoristësh të vjetër të ushtrisë amerikane, të cilët parakaluan në plazhin e rajonit verior francez.
Ndërkohë, në anën tjetër të kanalit, deti dhe qiejt përreth qytetit anglez të Portsmuthit gumëzhinë nga zhurma e anijeve dhe avionëve, ndërsa veteranët britanikë lanë bregun duke u drejtuar me traget për në Francë.
Më 6 qershor 1944, trupat aleate zbarkuan në Normandi me një armatë të paprecedent anijesh, trupash dhe avionësh për të goditur sistemet mbrojtëse të Adolph Hitler në Evropën perëndimore dhe për të përshpejtuar fundin e tij.
Veteranët do të marrin pjesë në parada, do të kryejnë vizita në shkolla, si dhe do të përkujtojnë depërtimin me ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe vende të tjera aleate.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve