“Europa po vdes”- Gazetari zbërthen pikat kyçe të fjalimit të Macron

26 Prill 2024 | 13:04

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se Evropa po përballet me një kërcënim ekzistencial nga agresioni rus, duke bërë thirrje që kontinenti të miratojë një strategji “të besueshme” të mbrojtjes dhe të varet më pak nga Shtetet e Bashkuara.

Ai e përshkroi sjelljen e Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, si “të papërmbajtshme” dhe tha se më nuk është e qartë se ku janë “kufijtë” e Moskës.

Gazetari Selam Hajrizi në një lidhje të drejtpërdrejt për Euroneës Albania theksoi se çështjet kryesore të fjalimit të Macron ishin lufta në Ukrainë dhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit.

Hajrizi mes tjerash theskoi se BE  duhet t’i rishikojë autonominë e saj strategjike, si dhe Europa duhet të jetë zotëruese e fatit të vet.

“Luftërat në Ukrainë, sulmi i Iranit ndaj Izraelit janë tema që Macron i theksoi në një fjalim të gjatë. Sipas presidentit, BE  duhet t’i rishikojë autonominë e saj strategjike, Europa duhet të jetë zotëruese e fatit të vet. Presidenti tha se në të kaluarën aji ka qenë shumë e varur  nga Moska për energjinë dhe nga SHBA për sigurinë. Macron tha se duhet të krijojmë një mbrojtje të besueshme për veten tonë. Europa nuk mund të jetë më një vassal i SHBA”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026