Eva Kaili sfidon drejtësinë belge: Hetuesit shkelën të drejtën e imunitetit
Eva Kaili ka vendosur të sfidojë sistemin belg të drejtësisë. Përmes avokatëve të saj, ajo pretendon se policia dhe shërbimet sekrete të vendit shkelën imunitetin e saj parlamentar.
Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, që u arrestua dhjetorin e kaluar për pjesëmarrje në një skandal korrupsioni të lidhur me vende jo anëtarë të BE-së, nuk është e vetmja që ka ndërmarrë aksion ligjor kundër sistemit belg të drejtësisë.
Ligjvënës të tjerë të përfshirë në skandal, si italiani Andrea Kocolino dhe ai belg Mark Tarabela, kanë apeluar gjithashtu paditë në dëm të tyre.
Nëse ata fitojnë, atëherë e gjithë çështja mund të fundoset. Në Bruksel u mbajt seanca e parë në Pallatin e Drejtësisë.
“Kundërshtimet tona bazohen në dy kolona. Njëra është se e drejta e Eva Kailit për të qenë imune nga shërbimet sekrete belge është shkelur dhe kjo tregon se procedimi nuk ka vlerë. E dyta dhe më e rëndësishmja është se hetuesi i çështjes, Mishel Klez, kishte një pengesë bazë për të mos qenë hetues. Ai e fshehu këtë. Gjithashtu, djali i zotit Klez, së bashku me të birin e një ligjvënësi të dyshuar kishin një kompani të përbashkët”, deklaroi avokati Michalis Dimitrakopoulos.
Eva Kaili u lirua nga burgu në prill dhe është sërish aktive në Parlamentin Evropian, duke vepruar si një ligjvënëse e pavarur teksa është në pritje të gjyqit.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë