Fabrika e “Ferronikelit” në Kosovë ndërpret punën për shkak të rritjes së çmimit të energjisë
Fabrika e “Ferronikelit” në Kosovë ka ndërprerë përkohësisht punën, për shkak të krizës energjetike në Europë dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale.
Kompania ka të paktën 1500 punëtorë të lidhur me furnizimin e fabrikës me lëndë të parë dhe logjistikë në Kosovë dhe Shqipëri.
Kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Ferronikelit në Kosovë, Fehmni Nika tha për Euronews Albania se puna në këtë fabrikë është ndërprerë në një afat të pacaktuar, pasi gjithçka varet nga çmimi i energjisë.
Z. Nika theksoi se kjo kompania e ble energjinë në tregjet ndërkombëtare, ndaj është prekur menjëherë nga kjo situatë.
Ai tregoi se sindikata i ka dërguar një letër kryeministrit Kurti, ku kërkohet që çmimi i energjisë të blihet sipas tregut të Kosovës.
Z. Nika u shpreh më tej se punëtorët aktualisht janë pushim dhe ndërkohë marrin pagë nga kompania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet