Facebook vendos reklamat politike nën “hetim” edhe në Shqipëri
Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook do të vendosë kritere të reja, duke filluar nga mesi i muajit mars, për autorizimin e reklamave politike për shumë vende të botës, përfshi Shqipërinë.
Këto kritere detyrojnë reklamuesit që të regjistrohen me një letërnjoftim të lëshuar nga institucionet zyrtare të vendit përkatës para se të shpërndajnë një reklamë.
Gjithashtu, ata detyrohen të vendosin një deklaratë “Paid by” (Paguar nga…) për të treguar burimin e financimit të reklamës.
Detyrimet e reja nga Facebook për reklamat politike nuk përfundojnë me kaq. Çdo reklamë duhet përfshirë në Arkivin e Reklamave (Ad Library) të Facebook, ku do të qëndrojë për shtatë vjet.
Gjatë kësaj periudhe, reklama mund të shihet nga kushdo, duke qenë objekt shqyrtimi dhe llogaridhënieje edhe për vitet që vijnë. Ky rregull është veçanërisht me rëndësi për aktorët e shoqërisë civile dhe institucione të tjera.
Rregullat e reja, të cilat vlejnë për platformat Facebook dhe Instagram, u komunikuan gjatë një videokonference të Euronews Albania me Menaxheren e Produkteve të Facebook, Sarah Schiff.
Detyrimet e paraqitura prekin vetëm reklamat politike, ndërsa format e tjera të promovimit në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram nuk pësojnë ndryshime.
Për të forcuar monitorimin dhe verifikimin e vërtetësisë së informacioneve të dhëna, Facebook i detyron publikuesit e reklamave politike që të regjistrojnë edhe të dhëna shtesë. Këtu bëjnë pjesë adresa fizike e subjektit, numri i telefonit, posta elektronike dhe faqja e internetit.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?