Fajin e paska viktima? Qori: Një roje mund të justifikohet për një akt korruptiv, po një Ministër?
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me deklaratat e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Qori theksoi se sipas deklaratës së Kos, nëse nuk arrihet integrimi i vendit në BE, fajin e ka populli.
Ai theksoi se korrupsioni i madh i drejtuesve të shtetit, i zyrtarëve të lartë ka efekte të mëdha në shërbimet publike që mungojnë dhe se ata vjedhin dhe jetën e qytetarëve pa asnjë lloj justifikimi.
“Tani çfarë mua më bën po ashtu skeptik në deklaratën e zonjës Kos është fakti që duket sikur kësisoj problemi vendoset tek populli dhe tek institucionet dhe për pasojë në qoftë se ne nuk marrim notë kaluese në proçesin e integrimit, fajin e paska populli.
Pra fajin e paska viktima. Është një lloj si të thuash një grua e dhunuar nga burri, që fajin e ke ti që je rrahur mëngjes drekë dark ose nuk denoncuar ose nuk bërë asgjë. Ndërkohë që në fakt ata që kanë përfituar tmerrësisht shumë nga korrupsioni janë ata që kanë qeverisur vendin.
Sepse ka një dallim që nuk është vetëm sasior, por është dhe përmbajtësor midis rojës që mund të marrë 5 mijë për të hyrë në spital jashtë orarit të vizitave dhe ministrit apo kryeministrit që merr dhjetra miliona dollar për një firmë.
Sepse ai roja mund të justifikohet me kulturën, mund të justifikohet dhe me nevojën. Thotë e kam rrogën 400, do më vejë 600 në fund të muajit dhe ka një justifikim që sigurisht nuk është i pranueshëm, por gjithsesi është i kuptueshëm. Po ç’justifikim ka një ministër, një kryeministër që vjedh miliona miliona euro? Kalamajt e sëmurë? Nuk i del buka? Nuk ha dot sallatë?”, tha ai ndër të tjera.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid