English

Fakte dhe statistika pas Hungarisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gara e të dielës në “Hungarian Grand Prix” vendosi disa shifra interesante kur Oscar Piastri u bë fituesi më i ri në Formula 1 ndërsa Lewis Hamilton ja doli të ngjitej në podium për të 200’ën garë në karrierë.

- Advertisement -

* McLaren përfundoi për të 49’tën herë në dy vendet e 1’ra. E dyta garë në 14 vite pas Monza’s në vitin 2021 me Daniel Ricciardo’n dhe Lando Norris.

* Fitorja e fundit e tillë për McLaren në Hungari ishte në vitin 1999 me Mika Hakkinen dhe David Coulthard.

* Piastri është australiani i 5’të që fiton një garë në Formula 1 duke pasuar Jack Brabham, Alan Jones, Mark Webber dhe Daniel Ricciardo’n.

* Piastri u bë piloti i 1’rë fitues i një gare që ka lindur në shekullin e 21 (Prill 2001).

* Ndërsa Lewis Hamilton ishte fituesi më i vjetër në moshë në shekullin e 21.

* Oscar Piastri u bë piloti i 115’të që fiton një garë në botërorin e Formula 1.

* Për të parën herë pilotët e një skuadre arritën fitoren e 1’rë në të njëjtin sezon pas Williams në vitin 2001 me Ralf Schumacher dhe Juan-Pablo Montoya’n.

* Kjo ishte fitorja e 44’t e një piloti nga Australia, duke lënë pas Italinë në vendin e 7’të në histori.

* Aktualisht kemi 7 fitues të ndryshëm, një rekord në epokën hibride. Për të fundit herë, 8 fitues kishte viti 2012.

* Norris rregjistroi të 12’in vend të dytë por ka ende vetëm një fitore.

* McLaren ka shkuar 11 herë në podium këtë sezon, por Hungaria ishte gara e vetme që pilotët ishin të dy në podium.

* Me vendin e 3’të, Hamilton u piloti i 1’rë që arriti 200 herë në podium. Michael Schumacher është i dyti me 155.

* Hamilton u rendit për të 12’ën garë në podium në Hungaroring.

* Kjo ishte hera e 1’rë që Hamilton përfundoi dy gara rradhazi në podium pas Spanjës dhe Kanadasë në vitin 2023.

* Me vendin e 4’t për Ferrari’n, Charles Leclerc mori 12 pikë, aq sa në 4 garat e fundit sëbashku.

* Max Verstappen u rendit i 5’ti pas përplasjes së 2’të në 3 garat e fundit. Pas incidentit me Norris në Austri ai u rendit në të njëjtin pozicion.

* Ferrari tjetër me Carlos Sainz u rendit në vendin e 6’të për të 9 garë rradhazi në zonën e pikëve në Hungaroring.

* Red Bull’i i dytë dhe Sergio Perez u renditën në vendin e 7’të pas nisjes nga i 16’ti.

* Perez nuk arrin mes 6 të parëve për të 7’ën garë rradhazi.

* George Russell u rendit i 8’ti pas nisjes nga vendi i 17’të.

* Russell ka marrë 4 pikë në 2 garat e fundit pas fitores në Austri.

* Yuki Tsunoda u rendit i 9’ti për RB, gara e 7’të në zonën e pikëve këtë sezon.

* Lance Stroll mundi Fernando Alonso’n me një diferencë prej 4.484s.

* Stroll u rendit në vendin e 10’të edhe një vit më parë në “Hungarian Grand Prix”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?