Familjarët e dinin për poligaminë, si mjeku kryente orgji dhe shpërndante videot

19 Janar 2024 | 11:56

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur.

Një histori e pazakontë për një mjek, besmtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet.

Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantont të miturën si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.

Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse ishin prej kohësh për marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.

E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë dhe poligaminë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Hasi ka qenë nën hetim edhe nga SPAK, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale.

Po ashtu bëhet me dije se në janar të vitit 2019 Hasit iu vendos një sasi tritoli në automjet.

Mësohet se 16-vjeçarja ka qenë gruaja e tij e 4-t ndërsa e ka shfrytëzuar atë për prostitucion që në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe.

Pas bërjes publike të rastit, mjeku që punonte në QSUT u arrestua nga uniformat blu si dhe më pas u shkarkua nga pozicioni i punës në QSUT.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka qenë prezent këtë të premte në Vlorë për të prezantuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2025....
12:12 | 10/07/2026

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se zjarrvënia nuk...
11:41 | 10/07/2026

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës. Me kërkesë të Prokurorisë Durrës...
11:34 | 10/07/2026