“Familjarët e viktimave nga Gërdeci të jenë në gjyq”, avokati: Kemi kërkesat tona
Dorian Matlija, avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit deklaroi se është e rëndësishme që gjyqi ndaj Fatmir Mediut të bëhet në prani të familjarëve.
“Sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk paska lidhje me shpërthimin, pra sikur nuk ka ndodhur një shpërthim, sikur nuk ka pasur viktima. Në qoftë se është ky fakti, atëherë ka të drejtë edhe prokurori, edhe gjykata, përndryshe ky gjyq bëhet me praninë e familjarëve,” – tha ai.
Avokati u shpreh se nuk e konsideron procedurën të vlefshme, ndërsa deklaroi se është shkelur një standard shumë i rëndë.
“Familjarët e viktimave duhet të ishin aty, kishin kërkesat e tyre. Gjykata duhet t’i jepte një përgjigje atyre kërkesave, nuk ia ka dhënë. Kemi mundësitë tona të ankimit. Patjetër do të jemi prezent dhe në seancën tjetër ku do të jetë me dyer të hapura dhe nuk ta mohon askush mundësinë për të marrë pjesë. Do paraqesim kërkesat tona, si ndaj vendimit të sotëm, si në atë proces që do të bëhet me gjykim të shkurtuar,” – deklaroi Matlija.
LEXONI GJITHASHU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë