Familjet me fëmijë autik, asnjë ndihmë për të përballuar ngarkesën emocionale e psikologjike
Të kesh një fëmijë të diagnostikuar me spektrin e autizimit, për një familje shqiptare, përveç kostos financiare është një ngarkesë psikologjike e emocionale.
“Të kesh një fëmijë me çrregullim të spektrit të autizimit, do të thotë që familja përballet nga probleme nga më të ndryshmet sociale, ekonomike, me paragjykime, me diskriminime, të cilat janë në kurriz të familjes”, shprehet Anisa Dizdari, terapiste.
“Një familje kalon në gjendje shoku, ankthi, ka familje që ende nuk e kanë pranuar që familje e tyre është me autizëm”, tregon Eriselda Dyrmishi, terapiste.
Këto prindër nuk kanë se ku të drejtohen. E pa dashur stresi i tyre, sjell dhe situata jo të këndshme në familje.
“Shteti duhet të drejtojë sytë edhe nga familja që si e si të fuqizohet, të jetë e shëndetshme… Një familje kur nuk është e shëndoshë, kur është problematike, reflektohen këto problematike automatikisht dhe tek fëmija”, thotë Dizdari.
“Ka çifte që përfundojnë deri në ndarje…”, deklaron terapistja Dyrmishi.
Familjet e këtyre fëmijëve, marrin vetëm 20 mijë lekësh të reja ndihmë, ku 11 mijë lekë i merr fëmija dhe 9 mijë lekë prindi kujdestar.
“Një terapi kushton 10, 15 ose 20 euro, varet në varësi të personit që do të marrësh terapi apo qendrës…Kemi dhe familje që janë detyruar të marrin kredi, të shesin shtëpi apo të ndihmohen dhe nga familjarët e tjerë”, thotë Dyrmishi.
1 në 160 fëmijë diagnostikohet me autizëm, në të gjithë botën. Në Shqipëri ende nuk ka shifra të sakta sesa fëmijë janë të diagnostikuar me këtë çrregullim. Prindërit kanë frikën e paragjykimit, ndaj dhe nuk I regjistrojnë duke përballuar vetë çdo shpenzim.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta