English

“Faqezinjtë do përballen me drejtësinë”- Pacolli: Po shpikin për vrasjen e Liridonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Disa njerëz po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës”, ka qenë kjo akuza e bërë nga Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka reaguar edhe një herë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt

- Advertisement -

Ai ka thënë se është i zhgënjyer nga personat që po japin versione të ndryshme për sa i përket motivit të vrasjes  së Liridonës.

Përmes një reagimi në facebook, Pacolli nënvizon se personat të cilët po tentojnë të shpikin skenarë të paqenë do të përgjigjen përpara drejtësisë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit,  për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike  mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin), duke u shkaktuar dhembje atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faqezinjë duhet të përgjigjen para drejtësisë!””, ka shkruar Pacolli.

I dyshuar për porositjen e vrasjes së gruas së tij, është Naim Murseli që kishte shërbyer si këshilltar i Pacollit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?