Farmacitë e natës/ Toma: Mungon urdhri i ministrit për oraret
Shërbimi farmaceutik gjatë natës është thuajse inekzistent në vendin tonë. Janë fare pak farmaci të cilat qëndrojnë hapur pas orës 22.00 në një kohë kur ligji parashikon, shërbim 24 orë.
Në një intervistë për Euronews Albania presidentja e urdhrit të farmacistit, Diana Toma, shprehet se shkak është mungesa e urdhrit të ministrit të shëndetësisë që sipas ligjit përcakton oraret e farmacive.
“Ne nuk kemi aktin themelor që duhet të prodhojë Ministria e Shëndetësisë, kur nuk të përcaktohet një orar kur nuk të përcaktohet rotacioni ca do kontrollosh, dhe ja ku jemi, çdo qytetare që ka nevojë për shërbim nate duhet ta hamendësoj”,- tha Diana Toma, presidente e urdhrit të farmacistit
Në këto kushte farmacitë, zgjedhin vetë orarin se kur duan të shërbejnë njëllojë si njësitë tregtare.
Shërbimi i natës i farmacive ka ekzistuar më herët në vendin tonë, ku farmacitë me anë të një rotacioni qëndronin hapur. Ky sistem ndiqet edhe nga vendet fqinje, të cilët e kanë të mbuluar të gjithë popullatën me shërbim farmaceutik në çdo moment të ditës apo natës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge