Emigrimi i trurit, Shqipëria mes vendeve afrikane
Shqipëria është renditur e 8 në botë sa i takon nivelit më lartë të emigracionit të popullsisë të arsimuar, i njohur si fenomeni “Brain Drain” apo emigrimi i trurit në raport me popullsinë.
Seksioni i FDI Intellegence në Financial Times llogariti se Shqipëria bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të emigrimit të trurit në vitin 2022.
Ekspertët kanë marrë në analizë të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së trurit”.
Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana. Siç shihet nga të dhënat, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit.
Situata e largimit të trurit nga Shqipëria ka qenë më e rëndë para pandemisë COVID-19. Studimi tregon se Shqipëria ishte e katërta në rang global për nivelin e lartë të emigrimit të trurit.
Hartuesit e raportit vunë në re se emigrimit i trurit ishte tipar i shteteve ishullore përveç Shqipërisë.
Arsyet e emigrimit ndryshojnë ndërmjet individëve dhe vendeve, ikja e trurit ndikohet gjerësisht nga presionet politike, ekonomike dhe mjedisore.
Vendet me të ardhura të larta, të cilat zakonisht ofrojnë mundësi më të mira ekonomike dhe më shumë stabilitet politik, priren të kenë nivele shumë më të ulëta të largimit të kapitalit njerëzor.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë