Fati i emigrantëve sirianë, vendet e BE të ndara sa i takon dëbimeve

12 Dhjetor 2024 | 14:22

Vetëm pak ditë nga rrëzimi i regjimit të Bashar al Assad, ministrat e Brendshëm të BE-së po diskutojnë atë mbi fatin që pret disa mijëra refugjatët sirianë në Evropë.

Komisioneri evropian për Punët e Brendshme dhe Emigracionin, Magnus Brunner deklaroi se, ndërsa kthimet vullnetare po inkurajohen, është herët për të diskutuar dëbimet.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm austriak kërkoi që përgatitje për një skenar të tillë të nisin sa më parë.

“Duhet të përgatitemi për gjërat e nevojshme. Nga njëra anë të ndërpresim procedurat e azilit dhe rrjedhimisht të përgatitemi për kthimet dhe dëbimet. Nuk mund të presim, duhet të punojmë”, deklaroi Gerhard Karner, ministër i Brendshëm i Austrisë.

Ndërsa ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser i mëshoi skenarit të komisionerit, për të pritur se si do të shkojnë gjërat në Siri. Gjithashtu, ajo e vuri theksin tek kontributet e rëndësishme të refugjatëve sirianë në vendin e saj.

“Dua gjithashtu të theksoj se njerëzit nga Siria që punojnë në Gjermani japin një kontribut të rëndësishëm, për shembull në institucionet shëndetësore, si infermierë apo mjekë. Ne kemi shumë mjekë nga Siria. Ata janë të mirëpritur përsa kohë respektojnë ligjin dhe punojnë”, deklaroi Nancy Faeser, ministre e Brendshme e Gjermanisë.

Gjermania ka pritur më shumë refugjatë sirianë se çdo vend tjetër i BE-së në vitet e fundit, por disa politikanë të linjës së ashpër po kërkojnë largimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonën e Ngushticës së Hormuzit. Duke postuar...
17:22 | 14/07/2026

Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?

Arabia Saudite goditi të hënën një aeroport kyç në Sanaa të Jemenit për të parandaluar uljen atje të një aeroplani që po afrohej, i cili...
17:19 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026