Fatmir Limaj: Lajcak dhe Borrel i shohim si përfaqësues të BE-së dhe jo si të shteteve që nuk e njohin Kosovën

3 Prill 2020 | 16:05

Fatmir Limaj, deputet dhe njëkohësisht kryetar i partisë NISMA Social-Demokrate u pyet në Balkan Talks në Euronews Albania rreth zgjedhjes nga Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Europian të politikanit sllovak Miroslav Lajcak si të dërguarin e posatshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

“Është vendimi i Bashkimit Europian, i politikës së Jashtme. Bashkimi Europian është i lidhur drejtëpërdrejtë me dialogun e Kosovës. Këto vitet e fundit ka patur zhvillime dramatike dhe pozitive. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani për tani janë të futur direkt në dialog, edhe Bashkimi Europian pas zgjedhjeve të fundit është dashur që të ketë përfaqësuesin e vetë”, u përgjigj Limaj.

I pyetur gjithashtu se dhe përfaqësuesi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Europian Josep Borrel nga Spanja dhe Lajcak nga Sllovakia, i përkasin dy shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Limaj tha se nuk beson që kjo të ketë ndonjë ndikim te mënyra se si BE do të qaset përmes këtyre të zgjedhurve ndaj Kosovës.

“Ne duhet t’i shohim këto njerëz që kanë marrë këto detyra si përfaqësues të Bashkimit Europian. Siç e dini në Bashkimin Europian janë vetëm 5 vende që nuk e kanë njohur Kosovën, por janë 20 vende që jo vetëm e kanë njohur Kosovën, por e kanë ndihmuar në aspektin ekonomik, infrastrukturor, ngritjen e kapaciteteve shtetërore të vendit tonë. Kështuqë këto dy njerëz i shohim si përfaqësues të Bashkimit Europian. Ne i besojmë shumë BE-së, besojmë te Franca, te Gjermania vende të cilat na kanë ndihmuar dhe na kanë shoqëruar në ndërtimin e shtetit ku jemi tani. Kjo varet nga politika e vetë Bashkimit Europian se si do t’i qaset çështjes së dialogut, por besoj shumë që dy përfaqësuesit do të udhëzohen dhe orientohen nga politikat e Bashkimit Europian dhe jo nga politikat e shteteve nacionale”, tregoi Limaj.

Më tej ai shtoi se diplomacia e shtetit të Kosovës duhet të lidhet me secilin shtet veç e veç, por edhe me Bashkimin Europian si tërësi. Mrgjithatë sipas Limaj po tentohet të ndërtohet një politikë e përbashkët e BE-së ku mblidhen të gjitha politikat nacionale, por në këtë drejtim po hasen vështirësi. 

Kryetari i partisë NISMA Social-Demokrate theksoi se zhgënjimi më i madh i qytetarëve të Kosovës në raport me BE-në është mungesa e liberalizimit të vizave. Për këtë arsye besueshmëria ndaj Bashkimit Europian do të bjerë për shkak të mosmbajtjes së fjalës për liberalizimin e vizave, theksoi Limaj. 

Sa i takon çështjes Kosovë-Serbi, ai nënvizoi se nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh, por një marrëveshje paqeje nga e cila sipas tij do të përfitojë më tepër Serbia, duke u fuqizuar më tepër si shtet në rajon, por edhe duke krijuar marrëdhënie më të afërta me SHBA-në dhe Bashkimin Europian.

Për të mësuar më tepër rreth asaj që u diskutua në Balkan Talks, ndiqni më lartë videon e plotë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026