Nano për president? Gjiknuri: Asnjë figurë me kontribut s’përjashtohet
Çdo figurë me kontribut në Partinë Socialiste, që nuk është pjesë e grupit parlamentar apo pjesë e politikës aktive me ambicie të ditës, mund të jenë një kandidat potencial për president.
Kështu tha deputeti socialist Damian Gjiknuri, pjesë e grupit të punës nga ana e mazhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri, i pyetur nëse ka shanse që ish-kreu i PS Fatos Nano të jetë një kandidat i të majtëve për president.
Gjiknuri refuzoi të komentonte për emra të përveçëm, por solli si shembull të një historie suksesi për PS presidentin Alfred Moisiu, një figurë pa ambicie politike që mundi të ruante balancën mes pushteteve.
“Nuk jam të komentoj emra të përveçëm. Natyrshëm të gjithë kanë shanse, kufizimi i vetëm është që nuk duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por figura që kanë dhënë kontribut në PS mund të jenë. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshirë edhe emri në fjalë. Duhet një person pa axhenda politike, që të mos e përziejë politikën me zyrën e presidentit. Siç bëri Meta që 5 vjet në presidencë punoi si të ishte pjesë e lidershpit të ardhshëm. Duhet një profil pa ambicie të mëtejshme politike, dhe historia e ka treguar si në rastin e presidentit Moisiu, person pa ambicie politike, nuk kishte përfshirje politike”, tha Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup