FBI neglizhoi ‘6 janarin’, Senati publikon raportin për kryengritjen në Capitol Hill
FBI dhe agjenci të tjera qeveritare amerikane dështuan të shqyrtonin potencialin e dhunës në kryengritjen e 6 janarit 2021 në selinë e Kongresit amerikan, Capitol Hill.
Kështu thotë një raport i ri i një paneli demokrat të Senatit amerikan, sipas të cilit FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme nënvlerësuan rreziqet dhe nuk morën masat e duhura.
Raporti me 105 faqe u publikua të martën dhe kritikon zyrtarët për neglizhencë dhe reagim të ngadaltë ndaj informacioneve të mara.
“Në nivel rrënjësor, agjencitë dështuan të përmbushnin misionin e tyre dhe të bënin lidhjen e informacioneve publike dhe jopublike që morën”, thuhet në raport.
Në të shtohet se krerët e agjencive nuk u dhanë udhëzime zyrave partnere me urgjencën e duhur dhe nuk dhanë alarmin për t’u mundësuar atyre përgatitjen për aktet e dhunës që u verifikuan.
Raporti ofron shembuj specifikë të tipit të paralajmërimeve që mori FBI, përfshirë aktivitetin online të ekstremistëve, informacionet në rrugë jozyrtare dhe të dhënat e oficerëve në terren.
Një prej këtyre shembujve është një mesazh i postuar në rrjetin social “Parler”, drejtuar pikërisht FBI-së 4 ditë para kryengritjes.
“Kjo është qëndresa e fundit dhe ne do të kalojmë vijën e kuqe në Capitol Hill. Mos u habisni nëse ne marrim nën kontroll ndërtesën”, thuhej në mesazh.
Ajo që njihet si kryengritja e 6 janarit erdhi pasi mbështetësit e Donald Trump u rebeluan ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit fitues, Joe Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona